Roja Kufitare dhe Delta Force kanë gjetur një gomone të braktisur në Radhimë në breg të detit mëngjesin e sotëm gjatë patrullimit dhe kontrollit të territorit.

Policia thotë se gomonia është me gjatësi 9 metra dhe ka dy motorë. Nga verifikimi rezulton se në mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë send apo objekt ilegal. Policia ka dyshime që gomonia mund të jetë braktisur para disa ditëve.  

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të verifikuar dokumentacionin e gomones dhe për të gjetur pronarin.

/tvklan.al