Albert Bullgari u gjetur i vdekur në kanalin buzë autostradës Lushnje – Fier, pranë rreth rrotullimit të Kolonjës. 55 – vjeçari ishte shpallur i humbur tre ditë më parë nga policia, pas denoncimit të bërë nga i biri i tij.
Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit. Ishte hedhur në kanalin kullues, rreth dy metra larg autostradës. Nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur jo më shumë se 24 orë më parë.
Viktima ka plagë të shumta, por më e dukshmja është një prerje prapa kokës, 3 centimetra e thellë. Por ende nuk mund të përcaktohet nëse është ajo që i ka sjellë vdekjen. Gjithashtu, viktima ka shenja dhunë në ballë, në dy gjunjët dhe bërrylat.
Ai mbante të veshur një bluzë me vija me krahë të shkurtra, ndërsa i mungonin pantallonat dhe ishte i zbathur. Këpucët i kishte të hequra dhe të hedhura anës rrugës. Identifikimi i viktimës është bërë në morgun e Lushnjes.
Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë dhe hedhur anës rrugës.
Tv Klan