Në një zonë shkëmbore të ishullit Symi, autoritetet greke kanë gjetur pas pesë ditësh trupin e prezantuesit të BBC, Michael Mosley.
Pranë tij u gjet çadra që mbante ditën kur u zhduk si dhe një orë dixhitale. Nuk kishte asnjë gjurmë të 67-vjeçarit që nga e mërkura kur doli për një shëtitje i vetëm përgjatë bregdetit. Një kamera e fokusoi në afërsi të bregut rreth mesditës.
Temperaturat e larta dhe terreni i vështirë e bënë shumë të vështirë kërkimin. Sipas autoriteteve, shpella në të cilën ai kishte kaluar konsiderohet e rrezikshme për turistët.
Mediat shkruajnë se mbetet e paqartë nëse prezantuesi britanik ka pësuar ndonjë një aksident apo nëse është ndier keq. Mosley ishte i njohur në një sërë programesh të BBC-së.
Tv Klan