Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.
Sipas mediave vendase, pranë trupit të pajetë u gjet një pasaportë e një shtetasi shqiptar 35-vjeçar i quajtur Skënder Toska, që besohet se i përket viktimës. Policia greke thotë se shqiptari është raportuar i zhdukur që prej Prillit 2019.
Trupi i pajetë u gjet i groposur. Kanë qenë qytetarët ata të cilët njoftuan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe u përball me skenën e rëndë të krimit. /tvklan.al