Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

NATO është partneri ynë kryesor. Kështu është shprehur Kryeministri Pandeli Majko gjatë takimit sot pasdite me Zëvendes Komandantin e Përgjithshëm të Aleancës për Europën, Gjeneral Britanik Rubert Smith. Gjatë bisedë është theksuar roli i padiskutueshëm i NATO-s në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ndihma e madhe dhënë ushtrisë shqiptare gjatë kësaj kohe. Kriza e fundit në Ballkan tregoi forcën dhe aftësinë e Aleancës për të mbrojtur të drejtate dhunuara të kosovarëve.

Në takimin me Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga është theksuar bashkëpunimi që ka patur ushtria shqiptare me AFOR-in dhe tashmë me Komzomuest. Në të ardhmen do të realizohen disa projekte të përbashkëta në kuadrin e partneritetit për paqen. Synimi i Shqipërisë është anëtarësimi në Aelancë dhe të gjitha përpjekjet e bëra janë për tu përshtatur me standartet e Natos.

Gjenerali Smith ka falenderuar për fjalët e ngrohta në adresë të tij dhe organizmit ku ai drejton, duke shprehur besimin se bashkëpunimi dhe ndihma e aleatëve do jetë tepër e ndjeshme për vendin dhe ushtrinë tonë. Po sot Gjenerali Rubert Smith është takuar dhe me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, duke mbyllur kështu serinë e takimeve me përfaqësues të lartë të Shqipërisë./tvklan.al