Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një goditje e madhe përpara Euro 2024 me dyshen sulmuese Serge Gnabry dhe Timo Werner që do të humbasin turneun për shkak të dëmtimeve.
Die Mannschaft do të nisë Europianin në përballjen me Skocinë më 14 qershor në Allianz Arena në Mynih. Skuadra e Julian Nagestlmann gjithashtu përballet me Hungarinë dhe Zvicrën në Grupin A, ndërsa ata kërkojnë të fitojnë turneun e tyre të parë të madh që nga Kupa e Botës.
Megjithatë, përgatitjet e tyre për turneun e kësaj vere kanë marrë një goditje masive me dy sulmues jetik që tani me shumë mundësi do të humbasin finalet.
Sipas Sky Germany, lojtari i Bayern, ka dëmtuar një muskul në kofshë dhe përfundimisht nuk do të grumbullohet.
Ndërsa Werner është një dyshim i madh. Edhe futbollisti i huazuar te Tottenham, ka një dëmtim dhe nuk pritet të kthehet në kohë për Europianin. Ish-sulmuesi i Chelsea nuk ka luajtur për kombëtaren që nga marsi i vitit 2023.
Tv Klan