Vendimi ankimohet në apel nga avokati
Një gjykatë e Shkallës së Parë në Gjermani ka vendosur të miratojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për të ekstraduar Arbër Çekajn.
42-vjeçari u arrestua në Gjermani disa muaj pasi në portin e Durrësit u kapën 613 kilogramë kokainë të ardhura nga Kolumbia, në një kontenier me banane, i porositur nga firma e Çekajt.
Por vendimi nuk është i formës së prerë pasi avokati e Çekajt e ka apeluar në Gjykatën e Apelit.
Ndërsa Prokuroria Shqiptare ka dërguar për gjykim këtë çështje ku sëbashku me Çekajn të pandehur janë dy vartësit e tij, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Tv Klan