Angela Merkel u rizgjodh sot si kancelare e Gjermanisë edhe për një tjetër mandat katërvjeçar. 

55-vjeçarja e bija e një prifti, por e cilësuar me përkëdheli si vajza e ish-kancelarit Helmut Kohl, morri shumicën e votave në parlament, 332 pro nga 622 deputetët e pranishëm.

Kjo falë koalicionit të arritur mes CDU Konservatorëve kristian-demokrat që ajo udhëheq dhe liberalët e qendrës pro biznesit  të FDP-së.

Një koalicion në dukje i brishtë për shkak të ndryshimeve politike, por që ishte padyshim lëvizja më e mirë për të vazhduar reformat ndaj krizës ekonomike.

Gruaja e hekurt gjermane me aleatët e saj liberalë i kanë mundësuar Gjermanisë  rimëkëmbjen ekonomike, ruajtjen e vendeve të punës.

Në veçanti  ulja e taksave është kryefjala e këtij koalicioni. Partnerët në koalicionin e qendrës së djathtë kanë rënë dakord që tatimet në Gjermani të ulen gradualisht duke filluar prej fillimit të vitit të ardhshëm duke kapur shumën e24 miliardë eurove.

Ndërsa 4 vitet e para të qeverisjes së Merkel u konsideruan si vitet e provës, tani kancelaria ka shansin të provojë se sa e fortë është duke u kthyer në atë që analistët e cilësojnë si Margaret Thatcerin e dytë të Evropës.

Pas rënies së interesit të Francës tek progresi ekonomik i vendeve të Bllokut dhe një Britanie të lëkundur, revista Times e cilëson Gjermaninë nën qeverisjen e Merkelit si të vetmen që mund të udhëheqë bllokun jo vetëm drejt sfidave por edhe drejt zgjerimit.

Merkel prej kohësh është konsideruar një nga mbështetëset më të forta të vendit tonë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Tani kancelaria duhet mandatohet  nga presidenti dhe të bëjë betimin në Parlament dhe më pas ajo do të emërojë 15 ministrat e kabinetit të ri./tvklan.al