Kandidati i opozitës Petro Gjikuria thotë me bindje se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë. Në një prononcim për mediat, Gjikuria u bën thirrje zgjedhësve që t’u drejtohen kutive të votimit.

Petro Gjikuria: Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, uroj të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia. Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë.

Në lidhje me problemin e qytetarëve, të cilët nuk janë lejuar të votojnë për shkak të kartave të identitetit të skaduara, Gjikuria thotë se është problem, teksa pretendon se zgjedhësve socialistë u kanë dhënë kartat brenda 24 orëve, ndërsa atyre të opozitës për 2 javë.

Petro Gjikuria: Vitin e kaluar u lanë njerëzit të votonin me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin edhe ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve në Bashkinë e Himarës, socialistëve u jepnin karta brenda 24 orëve, kurse anës tjetër u thoshin “për 2 javë”. Nuk mendoj se do të ndikojë në rezultat, do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë do të fitojë, do të fitojë demokracia. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë.


/tvklan.al