Berat Gjimshiti nuk është vetëm një lider tek Atalanta, por edhe një ndër më të rëndësishmit në Serie A, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport. Mbrojtësi shqiptar i bergamaskëve është në dhjetëshen e futbollistëve më të përfshirë në lojën e skuadrës që udhëheq renditjen pas 16 javësh.
Gjimshiti renditet i katërti dhe vlerësohet me 90,3 pikë. Berat Gjimshiti ka mbërritur në sezonin e tetë më Atalanta dhe numëron 200 ndeshje zyrtare. I pari në këtë klasifikim të ndërtuar ku bëjnë pjesë ata që kanë të paktën 900 minuta aktivizim është Marcus Thuram i Inter, me 92,2 pikë. Në këtë renditje ku ka lojtarë edhe nga Milan e Lazio është edhe Amir Rrahmani i Napolit. Kapiteni i Kosovës vlerësohet me 89,1.
Tv Klan