Zhvillimi i turizmit nuk ka gjallëruar vetëm pjesën historike të qytetit të Gjirokastrës, por edhe zona të tjera përreth, ecuria e mirë e këtij sektori ka bërë që të ketë investime edhe në fshatra.
Bejaz Bejko nga Lazarati prej 4 muajsh pret në shtëpinë e tij pret vizitorë nga shtete të ndryshme. Ai thotë se interesi është i lartë ndonëse është në hapat e parë në këtë sektor por dhomat e banesës së tij janë të rezervuara.
Bejaz Bejko: Kam shumë kërkesë sidomos nga francezët, gjermanët dhe austriakët. Shtëpinë e kam të rezervuar të mbyllur deri në fund të Tetorit dhe me pjesën e guidës malore që bëj eksplorim dhe jetën e stanit.
Ai thotë se duke parë ecurinë e mirë të turizmit vendosi që të investonte ndërsa fillimi nuk ka qenë i lehtë. Megjithatë është i bindur se do të jetë gjatë në këtë sektor.
Bejaz Bejko: Fillimi gjithmonë është i vështirë, që nga ana monetare, ekonomia, por isha i bindur që do të ecë kjo punë dhe iu përkushtova. Unë e kam biznes familjar e bëj vetë këtë pjesë, çdo gjë e bëj vetë me familjen time.
Përveçse qëndrojnë në këto ambiente Bejazi iu ofron turistëve edhe një guidë në Malin E Gjerë. Për ata që janë të apasionuarit pas aventurës dhe haiking mund të zbulojnë disa destinacione të ndryshme.
Bejaz Bejko: Mali i Gjerë ka bukuri të radhë sepse është një vargmal që mund të shikosh që nga Preveza, Korfuzi dhe Ksamili deri në Karaburun e shikon nga një pikë e vetme. Ka disa burime kurative siç është uji i Pisunarit, kroi i Sopotit, ka stera që i pëlqejnë shumë francezët që hyjnë dhe i eksplorojnë, domethënë boshllëqe në mal që futen me litar që i eksplorojnë.
Nga ky vend nuk arrihet lehtë vetëm qyteti i Gjirokastrës, por edhe parku i Antigonesë dhe Syri i Kaltër në Finiq.
Klan News