Gjirokastra është kthyer në trend këtë sezon për turistët e huaj. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit të gurtë Flamur Golemi pjesa dërrmuese e rezervimeve janë nga vizitorë nga shtete të ndryshme ku në vend të parë janë italianët.
Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër: Kemi një trend rritës të turistëve të huaj, më shumë se 90% e turistëve që vijnë në Gjirokastër janë të turistë të huaj, shumica dërrmuese italianë, spanjollë, por edhe nga vende të tjera.
Gjirokastra nuk zgjidhet nga vizitoret vetëm gjate sezonit zyrtar por në të gjitha muajt e vitit
Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër: Gjirokastra nuk ka një sezon të mirëfilltë siç e ka bregdeti, që fillon në Maj dhe përfundon në Shtator. Gjirokastra është e tillë në të gjithë vitin, kemi filluar në Shkurt të presim turistët e parë dhe gjithmonë ka ardhur në rritje.
Golemi thotë se edhe bizneset po ruajnë standardin si në shërbime por edhe me çmimet të cilat janë të pandryshuara.
Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër: Patjetër që duhet të vazhdojmë të ruajmë standardin, duhet të mos abuzojmë, duhet që t’i bëjmë të kënaqur pasi largohen nga qyteti turistët, sepse ata vijnë, vijnë për Gjirokastrën.
Ecuria e mirë e turizmit ka bërë që të mos zhvillohet vetëm pjesa historike e qytetit, por edhe fshatrat përreth, ku është rritur interesi për të hapur bujtina.
Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër: Kemi njësi akomoduese në fshatra dhe nuk janë një ose dy, por janë shumë fshatra në Gjirokastër që në fakt këto struktura po shërbejnë si njësitë e para që po fillojmë të kemi edhe në fshatrat e tjera.
Veç pjesës historike ku bën pjesë edhe kalaja dhe një sërë muzesh vizitorët zgjedhin edhe destinacione të tjera që nuk ndodhen shumë larg nga qyteti.
Klan News