Këtë sezon vere Shqipëria është një ndër destinacionet më të parapëlqyera për turistët e huaj, kryesisht ata italianë dhe spanjollë. Turistët e huaj vlerësojnë rivierën shqiptare, kulinarin, bukuritë natyrore etj. Gjirokastra vazhdon të mbetet një ndër qytetet më të frekuentuara megjithatë kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi tha se të gjitha strukturat akomoduese, baret dhe restorantet duhet që të ruajnë standardet dhe të mos abuzojnë, që turistët të largohen të kënaqur nga qyteti.

Gjirokastra tashmë është bërë një trend. Detyra jonë jo vetëm e pushtetit vendor, por e gjithë atyre që operojnë në fushën e turizmit, strukturat akomodeuese, restoranteve, bareve dhe gjithë pjesa tjetër që funksionojnë dhe operojnë në këtë sektor, patjetër që duhet të vazhdojnë të ruajmë standardin, duhet të mos abuzojmë, duhet t’i bëjmë të kënaqur pasi largohen nga qyteti turistët. Sepse ata vijnë, vijnë për Gjirokastrën, për atë Gjirokastër që kanë në fakt histori, kulturë dhe trashëgimi.

Qytet UNESCO që prej vitit 2005, ne jemi pasuri e trashëgimisë mbarëbotëore e për fat të mirë kemi trend rritës të turistëve të huaj. Më shumë se 90% e turistëve që vijnë në Gjirokastër janë të huaj, në shumicën dërrmuese italianë, spanjollë, por edhe nga vende të tjera të cilët vijnë në Gjirokastër, por kur të largohen të ndjehen të kënaqur sepse dhe ato detajet e vogla nganjëherë bëjnë diferencën,” tha gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Flamur Golemi.

/tvklan.al