Gjykata Kushtetuese rrezikoi kërkesën e Pëllumb Gjokës pë të shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit kundër tij.

I arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në bazë të përgjimeve të aplikacioneve “Sky” dhe “Encro Chat”, Gjoka kishte kërkuar që përgjimet të mos merreshin si provë.

Por Gjykata Kushtetuese njoftoi se vendosi njëzëri për rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tv Klan