Abuzimet e bëra vitet e fundit me pronat në bregdet bënë që qeveria të pezullojë regjistrimin e titujve të pronësisë në bregdet. Arsyet i bën të ditura ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në krah të kreut të Hipotekës Elion Semanaj dhe atij të ALUIZNI-t Artan Lame.

Ministrja e Drejtësisë thekson se synimi i këtij vendimi nuk është cënimi i interesave të pronarëve të ligjshëm, por interesi publik.

Gjonaj tha se probemet me pronën synohen të zgjidhen në këtë mandat të qeverisë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij problemi të tejzgjatur për më shumë se 25 vite.

Tv Klan