Gjykata Administrative, e cila do të favorizonte në mënyrë të ndjeshme klimën e biznesit, po mbahet peng nga opozita e cila prej dy javësh nuk merr pjesë në parlament dhe në komisionet përkatëse të ligjeve. Sipas Deputetit të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, kuadri ligjor për ngritjen e ketij institucioni është gati por miratimi i tij kërkon dhe pjesëmarrjen e opozitës, një kërkesë kjo që u përsërit edhe nga presidenti Topi në takimin e fundit të KLD-së.

Eduart Halimi: “Qeveria i ka gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme, do duhet vetëm pak kohë për ta përgatitur atë, por sigurisht që hapat procidurial janë hapa që do duan kohën e vet. Siç është një nga çështjet kryesore, marrja e pjesës së opozitës në procesin e miratimit të ligjit, domosdoshmëri kjo prej 84 votash, gjë të cilën maxhoranca e sotme ka vetëm 74, Gjykata Administrative synon t’i zgjidhë çështjet nga një Gjykatë dhe nga një trup gjyqësor të cilët janë të aftë profesionalisht dhe janë kompetent për zgjidhjen e tyre profesionalisht dhe formalisht, dhe nga ana tjetër t’i zgjidh në një kohë tejet të arsyeshme”.

Sipas Halimit ky institucion do të këtë trupa gjykues të specializuar në organikën e tij dhe jo gjyqtare me dije të përgjithshme administrative siç ndodh aktualisht në Gjykatën e Tiranës. Mungesa e konsensusit të opozitës në lidhje me gjykatën administrative është vënë re që në javët e fundit të punimeve të parlamentit të kaluar, ku moskontributi i PS për këtë çështje u kritikua ashpër dhe nga biznesi./tvklan.al

Gazetari: Julian Kasapi