Lajme Arkiva 2003
Neritan Ceka do jetë presidenti i Partisë Aleanca Demokratike me vendimin e Gjykatës së Apelit. Pas disa seancash shqyrtim kjo gjykatë është shprehur sot duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit.
Deputeti Arben Imami i cili është përplasur me Neritan Cekën për kreun e partisë ka dalë nga salla e gjyqit, pak para dhënies së vendimit duke mos komentuar në dhënien e vendimit pro të rivalit të tij Ceka, ndërsa ky i fundit ka dalë i kënaqur nga Gjykata e Apelit duke konfirmuar faktin se në zgjedhjet e vjeshtës partia do të prezantohet me emrin e tij.
Neritan Ceka: Gjykata e Apelit njohu presidentin e partisë si të vetmin përfaqësues legjitim për regjistrimin e Partisë dhe në kongresin e dytë të partisë kështu që Aleanca Demokratike futet në këto zgjedhje me emrin tim.
Përçarjet mes Cekës dhe Imamit përveç dy ndarjeve brenda partisë kanë të bëjnë edhe me pozicionimin në krahë të kundërt politik, kështu Ceka përfshihet në koalicionin aleanca për shtetin, ndërsa deputetët Imami, Zogaj etj., mbështesin opozitën./tvklan.al