Krenar Ahmetaj mund të rikthehet në detyrën e shefit të komisariatit të qarkullimit rrugor Tiranë.
Ky ka qenë verdikti i togave të zeza në gjykatën e shkallës së dytë, atë të Apelit, për shefin e pezulluar të qarkullimit.
Agron Gurabardhi: “U shfuqizua vendimi i gjykatës së shkallës së parë se ishte si i paligjshëm”.
Seanca në Gjykatën e Apelit zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.
Krenar Ahmeti u kallëzua penalisht nga një prokurore e Krimeve të Rënda dhe nga bashkëshorti i saj për shoqërim të padrejtë në komisariat, ndërsa gjykata e shkallës së parë vendosi masën e pezullimit nga detyra për t’i hapur rrugë hetimit për veprime arbitrare./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani