Lajme Arkiva -TV Klan 2003
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë burg pa afat për babain vrasës. Lytfi Musai akuzohet nga prokuroria për vrasje me paramendim, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë sigurie më të butë, duke u përpjekur që të ndryshonte edhe akuzën, nga vrasje me paramendim, në vrasje nga pakujdesia.
Avokatja:- “Vetdeklarimet e klientit që unë mbrojë dhe vetë prova që kemi ne faktikisht tani, rezulton që ai nuk ka dashur ta vriste djalin, ishte një vrasje aksidentale dhe gjithsesi, unë do luftojë vetëm për këtë akuzë. Të heqë dhe akuzën 278/2 që është armëmbajtje pa leje, sepse armën nuk e ka pasur klienti im, arma ka qenë e viktimës”.
Lytfiu para katër ditësh qëlloi për vdekje në pragun e shtëpisë së tij djalin Armandin, se sipas tij e keqtrajtonte. Dy ditë pas krimit ai u vetdorëzua në polici, duke sqaruar dhe motivet e vërteta të krimit, si dhe rrethanat e ngjarjes.
Viktima Armando Musai 25 vjeç, ishte njeri me probleme sipas policisë. Ishte arrestuar dy herë, njëherë për grabitje dhe një herë për vjedhje automjeti. Babi pretendoi para gjykatës, se vrasja ka qenë krejt aksidentale./tvklan.al