Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Pretendenti për fronin mbretëror Leka Zogu, merr të drejtën e regjistrimit në zyrat e gjendjes civile. Në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, u zhvillua seanca për njohjen e faktit juridik, që Leka Zogu ka lindur në 5 Prill të vitit 1939, ose dy ditë para se familja e tij të largohej nga Shqipëria, ku shpall pushtimi i saj nga Itali.
Avokati i Leka Zogut ka deklaruar se lindja e klientit të tij në këtë datë, vërtetohet në bazë të fakteve të njohura botërisht dhe me anë të një letre urimi, që kryeministri shqiptar i asaj kohe, i ka dërguar babait të Leka Zogut, Ahmet Zogut.
Deri më sot data dhe vendi i lindjes së Lekës nuk figuronte në asnjë zyrë të gjendjes civile, pasi mbreti Zog i Parë dhe gruaja e tij Geraldina, u larguan nga Shqipëria, menjëherë pas lindjes së djalit. Pak javë më parë, me urdhër të këshillit të ministrave, familjes mbretërore, iu dha pasaporta diplomatike, ndërkohë që pjesëtarët e saj gëzojnë tashmë edhe nënshtetësinë shqiptare./tvklan.al