Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia dhe një masë më të lehtë sigurie për Erjon Toskën, djalin e kryetarit të Këshillit të Qarkut për Tiranën Leonidha Toska, pasi i pandehuri është vetë përdorues droge. Ky ka qenë argumenti i gjyqtares që ka ndryshuar masën e sigurisë për të riun, i cili u arrestua një muaj më parë bashkë me shokun e tij Altin Malo, pasi u kapën me 38 gram heroinë të ndarë në doza.

Prokurori i çështjes krahas ekspertizës së paraqitur që vërtetonte se i arrestuari është vetë përdorues droge, ka rilexuar edhe dy akuzat atë të shpërndarjes dhe përdorimit të drogës. Përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar lënien në fuqi të masës së sigurisë me burg për të pandehurit, të cilëve u kishte përfunduar afati prej 30 ditësh që kishte vendosur gjykata pas arrestimit të tyre, por bazuar në ekspertizën e paraqitur, gjykata e ka zbutur këtë masë në arrest shtëpie për Toskën dhe detyrim paraqitje për Malon.

Dy të pandehurit u arrestuan në 22 Qershor në afërsi të kinema Millenium 1, pasi policia gjatë kontrollit gjeti në automjetin e tyre tip Benz, sasinë e heroinës. Pas arrestimit dhe pretendimeve të shtypit, se i arrestuari është i afërm i Ministrit të Rendit Igli Toska, ky i undit deklaroi, se ai nuk ka asnjë lidhje familjare apo farefisnore me Erjon Toskën./tvklan.al