Pronat përçajnë familjen e Mirit të Xhikes. Endri pasardhësi 3 vjeçar i Fatmir Ramës një nënshtetas amerikan, kërkon trashigiminë e pasurisë që i ka lënë babai, por e gjithë pasuria e familjes Rama ku përfshihet dhe katodromi ku u vra Miri është e rregjistruar në emër të dy vëllezërve të tjerë, Besnik dhe Luan Rama. Moszgjidhja brënda familjes e këtij problemi ka bërë që palët të kërkojnë ndihmën e drejtësisë. Madje disa ditë më parë, bashkëshortja e Merit të Xhikes ka denoncuar në prokurori dy kunetërit se po i merrnin pasurinë. Padia kërkon që djali i Mirit, Endri të njihet si pronar ose më e pakta si bashkëpronar i të gjitha pasurive të luajtshme ose të paluajtëshme që ka lënë Fatmir Rama.

Më pas çështja nga prokuroria është transferuar në gjykatë dhe vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e ka urdhëruar zyrën e përmbarimit për të sekuestruar të gjitha pronat e Mirit të Xhikes. Tashmë i takon drejtësisë nëse do ta ndajë mdis gruas dhe vëllezërve të tij pasurinë, apo do t’ja kalojë shtetit./tvklan.al