Shtetasi egjiptian Ehmed Heldat dhe gruaja e tij Donika të arrestuar një javë më parë me akuzën e trafiqeve të qenieve njerëzore u paraqitën për herë të dytë në gjykatën e Tiranës .

 Në një seancë me dyer të mbyllura të drejtuar nga gjyqtari Artur Gaxhi është bërë sigurimi i dëshmisë si provë i dy shtetasve tunizianë që sipas policisë kanë deklaruar pas ndalimit se do të ndihmoheshin nga çifti Heladet të kalonin drejt Italisë me viza fallto, por gjatë seancës ata kanë deklaruar të kundërtën .

Sipas burimeve në Gjykatën e Tiranës qytetarët tunizianë kanë deklaruar se nuk është çifti Heladet që do ti ndihmonte të kalonin drejt Italisë, por persona të tjerë.

Heladet, pronari i një firme ndërtimi në Shqipëri dhe e shoqja e tij u paraqitën të dielën e kaluar në gjykatën e Tiranës e cila vendosi ndaj tyre masën e sigurisë me burg pa afat për akuzën e trafiqeve të qenieve njerëzore.

…                                        

Ish ambasadori bullgar Stefan Nauman është paraqitur sërish në Gjykatën e Tiranës ku ka filluar çështja për shfuqizimin e dekretit të ish-presidentit Meidani për heqjen e nënshtetësisë shqiptare.

Në seancën e drejtuar nga Elona Stavri është paraqitur edhe një përfaqësues nga presidenca i cili ka paraqitur dy dokumente në gjuhën shqipe si prova për gjykatën. Ndërkohë Naumov ka paraqitur përveç disa dokumenteve të identifikimit edhe dokumenente të Gjykatës Bullgare të cilat ai pretendon se vërtetojnë se nuk ka kryer asnjë vepër penale në këtë vend.

Rreth një vit më parë ish presidenti Rexhep Meidani nxori një dekret sipas të cilit Stefan Naumon duhet t’i hiqej nënshtetësia shqiptare si dhe të largohej nga vendi ynë brenda një afati të caktuar pasi kishte precedentë penalë në Bullgari, por kjo u denoncua në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë shpalli mos kopetencën e saj për këtë çështje dhe ia përcolli gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

Një e pandehur për falsifikim dokumentesh u dënua në përfundim të seancës së parë gjyqësore ndaj saj me gjobën prej 100.000 Lekësh të reja.

 E pandehura Vjollca Xhafa është kapur pak orë më parë nga policia e aeroportit të Rinasit ndërsa tentonte të udhëtonte jashtë shtetit me një pasaportë fallto. Ajo u gjykua në gjendje të lirë por sot nuk u paraqit në gjykatë dhe u përfaqësua nga avokati mbrojtës.

Gjyqtari i çështjes Medi Bici, vendosi ta ndëshkojë me gjobën prej 100.000 Lekësh të reja të pandehurën  që në seancën e parë të saj./tvklan.al