Dyshohet se shkelën barazinë në tendera në dy raste
Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë për 6 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Patosit të vënë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.
Masa e sigurisë pezullim nga detyra do të verifikohet në një seancë të ndarë për ish kryebashkiaken e Patosit, Rajmona Balilaj, aktualisht prefekte e Qarkut Fier, edhe ajo nën hetim për të njëjtën akuzë, pasi rezulton jashtë shtetit.
SPAK tha se Balilaj në bashkëpunim me ish vartësit e saj kanë favorizuar një kompani në dy tendera në këtë Bashki.
Tv Klan