35-vjeçari Majlind Habibi do të qëndrojë në qeli pa afat për dyshimet se vrau në 2 Dhjetor mikun e tij Branko Shkoza.

Ngjarja e rëndë u zbulua një javë më pas nga Policia e Durrësit dhe nga hetimet rezultoi se Habibi kishte shtyrë qëllimisht viktimën në kanalin e ujërave të ndotura, duke i shkaktuar vdekjen.

Edhe pse përballë oficerëve të policisë kishte pranuar krimin, në seancë, 35-vjeçari mohoi të kishte vrarë mikun e tij dhe kërkoi që të zbardhet ngjarja.

Këto pretendime u rrëzuan nga Prokuroria, që tha se Majlind Habibi e mbajti të fshehur ngjarjen, ndërkohë që familjarët e Branko Shkozës dhe policia ishin në kërkim të tij.

Trupi i viktimës u gjet më 5 Dhjetor në një kanal, ndërsa më 10 Dhjetor policia arrestoi Habibin si autorin e ngjarjes.

Tv Klan