Zbardhja e ngjarjes në Spitallë të Durrësit, 8 ditë më pas nga policia, ka përshkallëzuar tensionet mes dy familjeve fqinje, Shkoza dhe Habibi.
Policia ndërhyri për të qetësuar situatën pas arrestimit të autorit të dyshuar dhe zbulimit të trupit të pajetë të 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili u gjet në një kanal pranë shtëpisë së tij më 2 Dhjetor.
Hetimet treguan se ai ishte shtyrë në kanal nga fqinji i tij gjatë një konflikti për motive banale.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e babait të viktimës, Haxhi Shkoza, i cili ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tij lidhur me këtë tragjedi.
“Lindën dyshimet se ditën e dytë e kam pyetur a ke parë Brankon. Ai më pak si shtrembër, më tha nuk e kam parë, dhe iku”.
I arrestuari, Majlind Habibi, ka deklaruar para policisë se nuk kishte qëllim ta vriste, reagoi gjatë një debati të ashpër që, sipas tij, filloi pasi viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e tij.
Habibi ka shtuar se sjellja tallëse dhe përçmuese e Shkozës e shtyu të vepronte në mënyrë impulsive, duke mos menduar për pasojat fatale.
Klan News