Emri i tij është përmendur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si bashkë i pandehur në procesin penal që ka nisur ndaj Astrit dhe Nelgert Patës që në vitin 2006.
Shpëtim Daçi nga bashkëpunëtor në trafikun e femrave dhe për prostitucion në Norvegji është deklaruar i pafajshëm nga autoritetet norvegjeze pasi…Ky dëshmitar pretendon se ka prova të rëndësishme për procesin.
Shpëtim Daçi: “Nuk më pranuan dhe merren dëshmitë e Norvegjisë kur unë nuk kam pasur as përkthyes, as mbrojtje. Nuk janë ato persona. Po e deklaroj me përgjegjësi sepse i kam fakte dhe unë në ballafaqim që kam bërë atje i kam thënë që nuk janë këto personat. Janë persona të tjerë.”
Sipas dëshmitarit mosmarrja e advokimit të tij vjen pasi ai nuk ka pranuar disa kushte të vëna nga ana e prokurorëve të çështjes, të cilët i kanë kërkuar të dëshmojë në favor të akuzës, por rebelimit të një dëshmitari të tillë i është shtuar dhe ai i pandehurve në sallë.
Basri Mane: “Askush dhe me të drejtë, të dy të pandehurit u larguan nga salla se s’kanë më garanci për mbrojtjen. Parimi bazë është që të dalë e vërteta dhe këto janë mjetet e nxjerrjes së vërtetës, pavarësisht se është i mbrojtjes apo i akuzës. Ky është në një rast out of law që nuk mund të përsëritet dhe nuk mund të ndodhë. Është cenim haptazi i të drejtës themelore që ka çdo i pandehur për t’u mbrojtur me prova dhe dëshmitarë”.
Astrit dhe Nelgert Pata, babë e bir, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikun e dy vajzave, Silvana dhe Albiona në Norvegji me qëllim prostitucioni./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani