Ne kërkojmë pafajësi pasi akuza ka provuar të kundërtën”. Është zhvilluar sot në Gjykatën e Faktit të Tiranës seanca e parafundit për dosjen gjyqësore Murati Do Brazil. Siç ishte vendosur nga trupi gjykues i kryesuar nga Agim Bendo sot ka vazhduar mbrojtja për 12 të pandehurit e tjerë e cila nuk kishte përfunduar në dy seancat e para gjatë fundjavës së shkuar. Në më pak se një muaj është përfunduar me procesin gjyqësor, pretencën e prokurorëve dhe mbrojtjen nga avokatët kur për këtë proces nga seanca e parë është zhvilluar me 22 Shtator të vitit 1999.

Sot avokatët dhe klientët që ata mbrojnë kanë kërkuar pafajësi. Ka patur disa replika mes tyre dhe prokurorit të çeshtjes rreth provave të paraqitura gjatë gjithë procesit me prendetimin se ata nuk e vërtetojnë akuzën e ngritur nga prokuroria për kontrabandë, shpërdorim detyre dhe detyrieve doganore për një vlerë rreth 5oo mijë dollarësh.

Sipas burimeve në Gjykatën e Faktit të kryeqytetit mendohet që javën e ardhshme të jepet vendimi. Sot nuk është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Vehbi Alimuçës. Ai po hetohet dy dosje të tjera, njëra për akuzë në krijimin e bandave të armatosura dhe hetimi tjetër kryhet nga Prokuroria e Romës me akuzën për trafik armësh. Kryetari i trupit gjykues Gjin Gjoni e ka shtyrë seancën e sotme për nesër në orën 10:00 pasi ai është aktualisht i impenjuar me dosjen “Muratio di Brazil”.

Kështu pas rreth 15 muaj arresti do të fillojë nesër procesi gjyqësor për piramidën më të madhe të vendit në të cilën shumë qytetarë humbën qindra miliona dollarë./tvklan.al