Masakra e Qafë-Gjashtës, dëshmon ish-shefi i krimeve

Ish-shefi i policisë kriminale të Vlorës, tregoji sot me detaje në Gjykatën e Krimeve të Rënda atë që kishte përjetuar gjatë masakrës së Qafë-Gjashtës më 4 mars të vitit 1997 në Sarandë. Ai kishte marrë detyrën nga ish-zv/ministri i brendshëm i asaj kohe Agim Shehu, për riorganizimin e komisariatit të Sarandës, i cili ishte shkatërruar plotësisht nga bandat e armatosura dhe gjatë kthimit bashkë me dy efektivë të tjerë hasën në breshëri të plumbave ku mbeti i plagosur Gjergji Mehmeti.

“U dëgjua ulërima krismash dhe veç dëgjoja sesi kamionçina po shpohej metali i kamionçinës, po shpohej në mënyrë .. breshëri. Atje kam dëgjuar që Gjergj Mehmeti tha, o u plagosa, o u plagosa dhe ra në gjunjë dhe i thashë ku u plagose? Në këmbë tha dhe i thash futu në makinë”.

7 personat e dyshuar si autorë të masakrës së Qafë-Gjashtës u arrestuan në nëntor të vitit 2007 nga operacioni i koduar i policisë Mars ’97. Mbi supet e tyre rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës të kryera këto në bashkëpunim./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi

Operator Isdor Rudho