Një tjetër dëshmi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda mbi masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997, ku u mbeti i vrarë dhe më pas u dogj oficeri i policisë, Gjergji Mehmeti.
Xhevat Koçia, ish-kolonel i komitetit të shpëtimit në atë kohë, ka rrëfyer para trupit gjykues se si është arritur të shpëtohet oficeri, Eduart Alia, i cili ndodhej në të njëjtën makinë me kolegun e tij, Mehmeti, më pas ishte lidhur nga personat që i sulmuan në një pemishte ndonëse i plagosur.
Gjatë dëshmisë së tij Koçia deklaroi se nuk njihte asnjë nga dhjetë të pandehurit e ulur në bankën e të akuzuarve, megjithatë dëshmia e tij hodhi sado pak dritë mbi atë se çfarë ndodhi në Marsin e vitit ’97 në një nga ngjarjet më makabre të atij viti./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani