U shkarkua, por Kryetarja e Gjykatës Administrative nuk largohet nga zyra
Procesi i vetingut shkarkoi edhe kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Durrës, Marjana Velcani.
Por “Stop” sjell me pamje faktin se zonja Velcani nuk e le zyrën e saj në këtë gjykatë. Madje ajo është përplasur edhe me administratën dhe kryetaren e re.
Gjyqtarja-Hë djali ça kishe?
Qytetari-Si jeni? Mirë? Ju jeni këtu?
Gjyqtarja-Po!
Qytetari-Ku mund të marr një vulë unë për..?
Gjyqtarja-Tek zyra tjetër!
Qytetari-Te zyra!
Qytetari-Po zihen ata, ça kanë?
Gjyqtarja-Të të vijë turp, të të vijë turp!
Kancelarja-Më tregon mua ti?
Gjyqtarja-Të të vij turp! (Gjuan Kancelaren me diçka)
Qytetari-Po pse ça kanë, që zihen?
Kancelarja-Patjetër! S’do bëjmë kështu si ty?
Punonjësi-O Marjana!
Qytetari-Më fal! Ju jeni Kryetarja e Gjykatës?
Gjyqtarja-Kryetarin e ke në fund…, në të sëmës e ke.
Qytetari-Kush është?
Gazetari i “Stop” iu drejtua Kancelares së gjykatës, për ta pyetur për këtë rast të paprecedentë dhe ajo e pranoi këtë ngërç.
Madje Kancelarja tha se duke qenë të pafuqishëm për ta larguar kryetaren e shkarkuar, i është çuar një shkresë KLGJ-së.
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Në datën 13.01.2020, megjithëse unë thashë, do ta shikonit te faqja zyrtare, ëëëëëë Këshilli i Gjykatës ka vendosur në mbledhjen e kësaj date të drejtohet me shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor për dhënien e mendimit.
Gazetari-Ëëë…
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për dhënien e mendimit, lidhur me situatën e krijuar, ëëëë për…, për largimin nga zyra të ish-kryetares, gjyqtares Mariana Veçaj.
Gazetari-Ideja është këtu, që ta marrim mëë.., mëëë pastër atë, asaj nuk i takonte, që të vinte, të ishte prezente këtu, sepse KPK-ja… Jo, ideja është pa dhënë komente, e ka marrë nga KPK-ja këtë pjesë. E kupton, që e sqaron edhe po themi situatën, që ka ndodhur.
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Përsa i përket interpretimit tëëë…
Gazetari-Jo, interpretimi. Ideja është, sa të shkarkoni…
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për Ky është interpretim, që po më.., po më kërkoni…
Gazetari-Jo, jo!
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për Unë nuk mund të bëj interpretim, që duhej të largohej, apo nuk duhej të largohej nga zyra. Thjesht duke qenë, për të qenë transparent me juve, ju komunikova vendimin e Këshillit të Gjykatës. Gjithashtu…
Gazetari-Dhe prisni përgjigjen ëëë…
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për Dhe presim…
Gazetari-Ëee KLGJ-së…
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për Ëëëë nuk ëë …, me thënë të drejtën kjo është marrë në 13.01.2020.
Gazetari-Dje!
Kancelarja e Gjykatës Administrative Durrës-Për Dhe sot jemi duke ia nisur Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gazetari-Ëëë sot…/tvklan.al