Një djalë i ri ka mbetur i plagosur me thikë në Gjirokastër mbrëmjen e kësaj të premteje.

I plagosuri është një 21-vjeçar banues në Gjirokastër, i cili u paraqit në spital për të marrë mjekim.

21-vjeçari L.H. ka plagë të shkaktuar nga goditja me thikë, që pas marrjes së mjekimit në Spitalin e Gjirokastrës, u dërgua për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të plagosjes një 29-vjeçar me iniciale L.Dh. nga Fieri. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë së Gjirokastrës:

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al