Rënia e një rrufeje në nënstacionin elektrik të Vaut të Dejës la dje në mbrëmje të gjithë Shqipërinë në errësirë të plotë.
Black Outi total zgjati më shumë 30 minuta. Defekti i rëndë ndodhi rreth orës 21 e 10 minuta dhe çrregulloi të gjithë sistemin e shpërndarjes së energjisë.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi zyrtarisht se rrufeja që ra në stacionin 220 kilovolt stakoi linjën e Malit të Zi dhe të Tiranës, duke rrëzuar të gjithë sistemin, çka është konfirmuar edhe nga specialistët e hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Kolec Gjeluci: “Shkarkimi atmosferik ka qenë shumë afër hidrocentralit të Vaut të Dejës. Njëri nga agregatet ka rënë nga mbrojtësja nukleare dhe pastaj agregatet e tjerë nuk kanë arritur të përballojnë ngarkesën dhe si rezultat i kësaj janë stakuar për shkak të uljes së frekuencës që ndodh kur nuk përballohet ngarkesa.”
Situata e pazakontë çoi në një takim urgjent me ministrin e Energjetikës të drejtuesve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimi.
Pas një kohe të shkurtër, energjia nisi të kthehej gradualisht, fillimisht në Tiranë e më pas edhe në rrethet e tjera të vendit./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli