Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministri I Energjetikës

Prifti: Ndëshkimet kolektive të OSSH-së të paligjshme, abuzime me faturimin-(27 Mars 2010)

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i konsideron të paligjshme ndërprerjet kolektive të energjisë elektrike të aplikuara në masë të gjerë nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Gjatë një interviste për TV Klan, Prifti theksoi se OSSH ka për detyrë të furnizojë pa ndërprerje të gjithë konsumatorët që e paguajnë energjinë...

Mars 27, 2010

Goditet nga rrufeja nënstacioni elektrik në Vaun e Dejës, flet specialisti-(24 Shkurt 2010)

Rënia e një rrufeje në nënstacionin elektrik të Vaut të Dejës la dje në mbrëmje të gjithë Shqipërinë në errësirë të plotë. Black Outi total zgjati më shumë 30 minuta. Defekti i rëndë ndodhi rreth orës 21 e 10 minuta dhe çrregulloi të gjithë sistemin e shpërndarjes së energjisë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi...

Shkurt 24, 2010

Shqipëri 30 minuta pa energji elektrike, flet ministri Dritan Prifti-(23 Shkurt 2010)

Dritan Prifti: “Ishte jo një bllokadë total, por një rënie e pjesshme e sistemit, e cila nga analiza që ne bëmë tani në qendrën dispeçer del që është shkaktuar nga një rrufe që ka rënë në … nënstacionit 220 në Vaun e Dejës. Për shkak të këtij shkarkimi atmosferik janë stakuar menjëherë dy linja, linja...

Shkurt 23, 2010

Dritan Prifti për bankat: Të mbështesin koncensionet për HEC-et-(4 Shkurt 2010)

Sistemi bankar duhet të tregojë më besim për të financuar projektet private në fushën e energjetikës. Ministri Prifti u ka bërë thirrje bankave tregtare për të mbështetur investimet koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, pasi këto të fundit me ligj e kanë të garantuar shitjen e energjisë për një periudhë 15-vjeçare. Dritan Prifti: “Unë...

Shkurt 4, 2010

Ministri Prifti hedh poshtë akuzat e PS për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit – (17 Janar 2010)

Ministri i Energjetikës Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit dhe shkeljes së rregullores për digat. Në një dalje të posaçme për shtyp ai sqaroi se hapja e portave të hidrocentraleve u krye konform rregullores së parashikuar. Dritan Prifti: “U shpif se komisioni i posaçëm nuk...

Janar 17, 2010

Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, inspekton punimet në TEC-in e Vlorës-(16 Tetor 2009)

Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka inspektuar TEC-in e Vlorës. Ai u ndal në kantierin e kësaj vepre energjetike, në afërsi të Pyllit të Sodës, për të parë nga afër kaldajat, sallën e kontrollit dhe elementë të tjerë të TEC-it. I shoqëruar nga drejtues të Korporatës ElektroEnergjetike Shqiptare. Prifti u  njoh me detaje të projektit....

Tetor 16, 2009

Çelet panairi ndërkombëtar i teknologjisë dhe cilësisë te Pallati i Kongreseve-(29 Prill 2009)

Çelet në ambientet e Pallatit të Kongreseve panairi ndërkombëtar i teknologjisë dhe i cilësisë 2009. Industritë më të fuqishme evropiane të energjetikës dhe infrastrukturës janë përfaqësuar nga kompani të mëdha. Pjesë e këtij panairi kanë qenë kompani kontraktuese në projektet energjetike në Shqipëri, të cilat kalojnë vlerën e 5 miliard euro. Të pranishëm në ceremoni...

Prill 29, 2009

Vizita e Berluskonit , Shqipëri synon të bëhet superfuqi energjetike në Ballkan-(2 Dhjetor 2008)

Gjashtë marrëveshje me karakter ekonomik mes të cilave dy me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë që do ta kthejnë vendin tonë në një nga vendet më të mëdha prodhuese të energjisë në rajon, janë firmosur gjatë vizitës që kryeministri italian Silvio Berluskoni ka bërë për disa orë në Tiranë. I shoqëruar nga një delegacion...

Dhjetor 2, 2008

Shqipëria i hap rrugën ndërtimit të impiantit të erës, marrëveshja me Italinë-(2 Dhjetor 2008)

Shqipëria i hap rrugën ndërtimit të një ndër impianteve më të fuqishëm në kontinent për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet erës. Marrëveshja koncesionare e nënshkruar mesditën e së martës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë italiane Moncada, i jep kësaj të fundit të drejtën për të ngritur në Karaburun një park eolik me rreth 260 turbina...

Dhjetor 2, 2008

Ministri Viktor Doda takim me sindikalistët për rritjen e çmimit të energjisë – (28 Janar 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Risku social që shkakton rritjen e çmimit të energjisë elektrike bien mbi shtetin dhe jo mbi KESH-in. Ministri i Energjetikës Viktor Doda në një takim me sindikatën e punonjësve të industrisë deklaroi: Viktor Doda:- “KESH-i është një kompani e cila drejtohet dhe menaxhohet me ligjet e ekonomisë së tregut,...

Janar 28, 2004