Pas incidenteve fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku këshilltari Tedi Blushi goditi me grusht këshilltarin Halit Valteri, uniformat blu kanë shoqëruar Blushin.

Sipas informacioneve, Tedi Blushi u shoqërua pas kallëzimit që bëri në polici Halit Valteri për goditje fizike.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi që në nisje të saj sapo ka marrë fjalën kryebashkiaku Erion Veliaj, pati tensione dhe akuza nga këshilltari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Blushi nuk kurseu as hedhjen e bllokut me letra drejt kryebashkiakut Erion Veliaj.

/tvklan.al