Me moton kryesore “jo drejtësi me regji”, Partia e Lirisë protestoi të premten para Prokurorisë së Posaçme. Përfaqësues të kësaj force politike, të cilët mbanin pankarta në duar kundër SPAK dhe policisë si dhe me thirrjet “me ty Ilir Meta” protestuan për rreth 1 orë.
Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani duke e quajtur shërbëtor të qeverisë.
Kjo është hera e parë e një proteste të mirëfilltë para SPAK, që vjen si reagim për arrestimin e kreut të kësaj partie politike, njëkohësisht ish-presidentit Ilir Meta. Ai u vu në pranga me urdhër të SPAK më 21 Tetor 2024 i akuzuar për 3 vepra penale, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”.
Klan News