Marash Kumbulla konfirmon se ka gjetur formën më të mirë të mundshme në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares gjeti golin e dytë sezonal, me fanellën e Espanyol.
Kumbulla zhbllokoi rezultatin ndaj Sevilla-s në transfertë, në minutën e 15-të.
Pas një krosimi, topi mbeti në zonë, aty ku përfitoi shqiptari, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali në fundin e rrjetës.
¡QUÉ DEFINICIÓN DE MARASH KUMBULLA!
— Football Report (@FootballReprt) January 25, 2025
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/szQy738flR
Për 24-vjeçarin, ky është goli i dytë në La Liga, pas atij të shënuar ndaj Mallorca-s në Tetor.
Kumbulla është në huazim tek Espanyol deri në fund të sezonit, ndërsa kartonin e tij e zotëron Roma. /tvklan.al