Një kamion dhe një “Benz” janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa ka mësuar se kamioni ishte ndalur në rrugë pasi kishte probleme me gomën dhe në ato momente, “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, një 58 vjeçare dhe një i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi i policisë:

Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


/tvklan.al