Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka dorëzuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali progres-raportin e Komisionit Europian.
Pasi ka dalë nga ambientet e Parlamentit, Ambasadori Gonazato ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka thënë se shpreson që situata të përmirësohet dhe opozita të bëjë rolin e saj.
Ambasadori Silvio Gonzato: Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Shpresoj se situata do të përmirësohet dhe opozita të bëjë rolin e saj.
Më herët, Ambasadori Gonazato i ka dorëzuar Kryeministrit Rama progres-raportin e KE-së dhe më pas kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat./tvklan.al