Bankomati i një banke të nivelit të dytë ra pre e grabitësve mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Kavajës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe autorët arritën të merrnin një sasi të vogël parash.
Autoritetet policore nisën menjëherë punën për identifikimin e grabitësve, si dhe administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al