Alan Babameto një prej autoreve të dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë një vit më parë në zonën e “Bllokut” ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
24- vjeçari. i cili nuk ndodhej në salle kërkoi me anë të avokatit të gjykohet në gjendjen ku ndodhen aktet, por pa pranuar fajësinë.
Sipas mbrojtësit ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë përveçse hamendësimeve së Babameto i ngjan autorit të grabitjes. Pritet që gjykata të shprehet në seancën e radhës për këtë kërkesë.
I pandehuri tjetër në këtë gjyq Roland Liti do të vazhdojë procesin me gjykim të zakonshëm. Ndërsa kërkesa e bankës që u grabit për tu bërë palë në këtë proces nuk u pranua. Sipas gjykatës padia për dëmshpërblim duhet të bëhet në Gjykatën Civile.
Banka kërkon nga Alan Babameto dhe Roland Liti rreth 200 mijë euro të cilat u grabiten në gusht të vitit 2016. Sipas hetimeve dy të pandehurit arritën të thyejnë murin e bankës duke u futur në dhomën e kasafortës duke marrë nga aty shumën e parave.
Tv Klan