Fajtor si drejtues i grupit u shpall Kelment Çala
Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar vendimin që shpalli fajtor Kelment dhe Eldi Çalën, si dhe 5 të tjerë për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, duke i dënuar ata me 122 vite burg në total.
20 vite burg do të vuajë Kelment Çala, i konsideruar nga SPAK si një nga njerëzit kryesor në organizimin dhe finalizimin e grabitjes së 4,6 milionë eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit, teksa po ngarkoheshin në bordin e një avioni.
Nga 17 vite burg do të vuajnë 6 të pandehurit e tjerë përfshi edhe vëllai e Kelment Çalës, Eldi Çalën.
Ngjarja u regjistrua në 9 prill të 2019 ku disa nga të pandehurit u futën me një furgon brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, iu afruan një avioni dhe nën kërcënimin e armëve morën vlerat monetare.
Ashtu si Shkalla e Parë edhe Apeli gjeti të provuara akuzat e SPAK se 7 të pandehurit në bashkëpunim kanë siguruar dhe përshtatur furgonin me të cilin realizuan grabitjen në 9 prill 2019, për të gjetur armët dhe pajisjet e tjera për hapjen e dyerve të sigurisë.
Në largim, gjatë ndjekjes së policisë, në rrethana që ende nuk janë qartësuar nga hetuesit u vra një prej grabitësve Admir Murati, hetimet për këtë pjesë mbeten ende të hapura.
Tv Klan