Dy vëllezër shqiptarë, të kërkuar për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm në Itali, janë arrestuar në Tiranë për llogari të autoriteteve italiane.
Në pranga kanë rënë vëllezërit Bashkim H. alias Bashkim K. 35 vjeç dhe Oltion H. 32 vjeç, të dy banues në kryeqytet.
Njëri u kap në zonën e Kinostudios dhe tjetri në zonën e Freskut. Pas arrestimit, dy vëllezërit do të ekstradohen në Itali.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.
/tvklan.al