Lajme Arkiva 2003

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi bëri të njohur përfundimet e mbledhjes së kryesisë së partisë e cila zgjodhi emrat që do të zëvendësojnë ish ministrat Meta dhe Nako në qeveri. Ruçi shpjegoi se kryesia e Partisë Socialiste pranoi propozimin e kryeministrit Nano për kandidaturat që sot të zëvendësojnë ministrat e dorëhequr.

Gramoz Ruçi: Kryesia e partisë dëgjoi kryeministrin lidhur me vlerësimin e situatës dhe plotësimin e detyrimeve të tij kushtetuese dhe i dha mandati kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i kërkoj mandat politik grupit parlamentar që zëvendës kryeministri dhe ministre e Integrimit të jetë shoqja Ermelinda Meksi kurse Ministër i Jashtëm të jetë shoku Marko Bello.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë anëtari i saj Ilir Zela u shpreh se është kundër emrave të zgjedhur  si dhe shtoi se këtë qëndrim do të mbajë edhe në mbledhjen e grupit.

Ilir Zela: Nuk do të pushojmë së foluri dhe së afirmuari qëndrimin tonë se ka nevojë që partia socialiste të forcohet, ka nevojë Partia Socialiste të jetë sa më e bashkuar, ka nevojë Partia Socialiste të përmirësoj qeverisjen e saj  në funksion të interesave kombëtare të këtij vendi dhe jo në funksion të interesave krejtësisht parciale që s’kanë të bëjnë as me  Partinë Socialiste dhe as me interesat kombëtare. Unë do të mbaj këtë qëndrim parimor edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kam besim se edhe deputetët e grupit parlamentarë të Partisë Socialiste do jenë në nivel të përgjegjësisë që at akant para interesave të vendit, para Partisë Socialsite./tvklan.al