Partia Socialiste ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e saj për plotësimin e kritereve për kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e qershorit. Sipas statutit socialist 25 % e propozimeve për deputet i përkasin kryesisë së partisë, ndërsa 75% bazës. Sekretari i përgjithshëm Ruçi shprehet se në javën e fundit të janarit, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues do të miratojë kriteret si dhe do të vendosë nëse lista e kandidatëve do të miratohet në muajin maj, Kongresin e V-të socialist.
“Loja politike brenda strukturave të PS-së është e hapur, për këdo deputet aktual të PS-së dhe për shumë emra të tjera të cilat struktura e PS-së në 4 vitet e tyre do ti diskutojë dhe do t’i vendosë. Sigurisht që KPD do të mblidhet brenda janarit, besoj nga fundit i muajit. Një nga problematikat do të jetë përgatitja e infrastrukturës për zgjedhjet e ardhshme përsa i përket strukturës sonë së partisë dhe aty do të përcaktohet nëse kandidatura për deputet do t’i miratojë KPD-ja sipas statutit, apo do t’i miratojë kongresi që do të zhvillohet para zgjedhjeve.”/tvklan.al