Jack Grealish dhe Harry Maguire janë lënë jashtë skuadrës përfundimtare të Anglisë për Euro 2024.
Maguire mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë, që e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga mesi i muajit prill. Ndërsa pjesë e “tre luanëve” është bërë Luke Shaw, pavarësisht se nuk ka luajtur që nga muaji shkurt për shkak të një problemi muskulor.
Gordon dhe Bouenb janë preferuar para Grilish, që e ka fituar tri herë Premier Ligën.
Mesfushori i Totenhemit Xhejms Medison si edhe ai i Liverpulit Kërtis Xhons janë lënë jashtë. Ndërsa trajneri Gareth Southgejt ka preferuar dyshen e Kristal Palasit, Adam Wharton dhe Eberechi Eze, duke i bërë shqiponjat klubin e Premier Ligës më të përfaqësuar në kombëtare, me tri futbollistë.
Adoleshenti i “Djajve të kuq”, Kobbie Mainoo, i cili bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Brazilit në mars, është përzgjedhur ndërsa tekniku i “tre luanëve” ka preferuar të marrë Ivan Toney dhe Ollie Watkins si zëvendësues të Harry Kane.
Anglia mund të bëjë zëvendësime në listë deri në ndeshjen e parë të europianit që luhet më 16 qershor kundër Serbisë nëse një futbollist është dëmtuar apo ka probleme shëndetësore, ndërsa portierët mund të ndërrohen përgjatë gjithë turneut.
Klan News