Punonjësit në këtë sektor kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune
Greva njëjavore në sektorin e transportit publik lokal gjerman arriti kulmin të premten me rreth 110 protesta dhe demonstrata në mbarë vendin.
Këtyre protestave i janë bashkuar edhe aktivistë të klimës dhe organizata sociale.
Punonjësit kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, çështjen e pagave dhe rritjen e investimeve në transportin publik.
Grevat patën një ndikim të rëndësishëm në shërbimet e transportit publik në më shumë se 70 qytete dhe mbi 40 rajone në të gjithë Gjermaninë.
Pezullimi i shërbimeve të metrosë, tramvajit dhe shumica e shërbimeve të autobusëve penguan lëvizjen e qytetarëve nëpër zonat e prekura.
Për shkak të zhgënjimit në rritje me inflacionin e lartë të vazhdueshëm dhe kostos së lartë të jetesës, rreth 90,000 punonjës të kompanive të transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë qenë në grevë që nga 26 Shkurti.
Tv Klan