Grevistet naftëtare shprehen se do të vazhdojnë betejën e tyre derisa të realizohen kërkesat. Për të disatën ditë rresht ato i kanë kërkuar qeverisë që të reagojnë dhe të plotësojnë dëshirat e tyre. Ato kanë folur për mediat këtë të mërkurë dhe kanë thënë se nuk do të dorëzohen edhe pse gjendja shëndetësore po rëndohet dita ditës.

 “S’do dorëzohemi, do të vazhdojmë deri në fund sa të arrijmë kauzat tona, të marrim rrogat e prapambetura dhe të rinisim punën. Ne nuk dorëzohemi. Asnjë reagim, asnjë gjë. Po, po të lodhur shumë, jemi femra, trupi, shumë të lodhura. Kemi kërkuar ndihmën e mjekëve”, tha një greviste.

“Shumë të lënduara, me siklet të madh. E kam thënë dhe do ta them, do të qëndroj deri në fund sa të plotësohen dëshirat tona. Në do të bëjmë sakrificë deri në fund. Deri tani nuk ka interes nga qeveria. I lutemi kryeministrit të japë zgjidhje sa më parë”, u shpreh një tjetër.

“Kërkojmë një zgjidhje nga kryeministri, nga ministrja, presim një reagim, një përgjigje. Jemi të sëmura, jemi të stresuara. Ne nuk tërhiqemi sepse i kemi konsumuar të gjitha. Kemi një vit që protestojmë, arritëm deri këtu, morëm këtë vendim, s’kishim rrugëzgjidhje tjetër”, tha një tjetër.

Më herët kryeministri Edi Rama u kërkoi naftëtarëve që të dalin nga greva që të bisedojnë me qeverinë, e cila sipas tij ka vullnetin për të zgjidhur këtë situatë.

Naftëtarët kërkojnë rrogat e prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë së Ballshit. /tvklan.al