Zëvendëskapiteni i Francës, Antoine Griezmann nuk do të luajë në gjysmëfinalen e Francës në Euro 2024 kundër Spanjës, sipas një raporti këtë të dielë nga L’Equipe. Për të përballuar epërsinë teknike të Spanjës, menaxheri i Francës Didier Deschamps po mendon nëse nisja e formacionit me Antoine Griezmann, i cili ka pasur vështirësi deri më tani në Gjermani, do të ishte i dobishëm.
Trajneri i Francës po përballet me një enigmë pasi duhet të vendosë një 11-she fillestare të aftë për t’u mbrojtur kundër asaj që ka qenë ndoshta skuadra më e mirë e Euros, ndërsa krijon një linjë sulmuese kërcënuese që mund të përfitojë nga të metat e mbrojtjes së kundërshtarëve të tyre. Këtë të martë në Mynih, Luis de la Fuente nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te qendërmbrojtësi Robin Le Normand (27) dhe mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal (32), të dy të suspenduar.
Adrien Rabiot do të rikthehet
Ndërkohë, dhe pavarësisht paraqitjes të mirë të Eduardo Camavinga kundër Portugalisë në çerekfinalen e së shtunës, mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot pritet të kthehet në formacionin fillestar pasi humbi çerekfinalen për shkak të pezullimit. Ish-lojtari i PSG-së ka pushuar dhe pritet të startojë së bashku me dy mesfushorë me prirje mbrojtëse, Aurélien Tchouaméni dhe N’Golo Kanté. Sa i përket sulmuesve, forma e dobët e Antoine Griezmann-it në Euro dhe nevoja e Didier Deschamps për anësorë të shpejtë kundër Spanjës mund të jenë një arsye kundër për aktivizimin e 33-vjeçarit.
Përkundrazi, anësori i PSG-së, Ousmane Dembélé përmbush kërkesat e Deschamps për përballjen e së martës. Dembélé-së iu dha trofeu i “Lojtarit të Ndeshjes” kundër Portugalisë për paraqitjen e tij pasi hyri në lojë nga stoli. Randal Kolo Muani dhe Kylian Mbappé janë caktuar të startojnë kundër Spanjës.