9 persona të prekur nga gripi i tipit A janë konfirmuar gjatë një jave në kryeqytet.

Analizat  e tyre janë dërguar në  laboratorin e referencës në Rumani, për të parë nëse bëhet fjalë për virusin AH1N1.

Mes të dyshuarve si të prekur nga gripi i derrit është edhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare. Përsa i përket të dyshuarve të tjerë janë të moshës 15-45 vjeç.

Që prej zbulimit të rastit të parë në vendin tonë janë marrë analizat e 375 personave për të cilët është dyshuar se janë prekur nga gripi i derrit, ndërsa rezultuan të infektuar vetëm 12 persona, që është dhe numri zyrtar i konfirmuar.

Duke analizuar situatën epidemiologjike specialistët e Shëndetit Publik në vend  në buletinin e radhës referojnë se nuk  shpërthim epidemik të infeksioneve respiratore,  sëmundjeve te ngjashme me gripin, apo numër të madh rasteshnga gripi pandemik A(H1N1).

Specialistët e shëndetësisë shprehen se situata aktuale është mjaft e qetë dhe virusi nuk ka agresivitet ashtu siç dukej në fillim, por ata paralajmërojnë se në sezonin e vjeshtës pritet një rritje e ndjeshme e numrit  të të prekurve nga gripi i derrit, dhe po ashtu violence e tij pritet të rritet.

Por pavarësisht kësaj komisioni i sigurisë shëndetësore në Bashkimin Evropian ka deklaruar se nuk është e nevojshme që të shtyhet hapja e shkollave për shkak të alarmit të virusit të gripit të derrave, A/H1N1.

Në një komunikatë për shtyp ekspertët shprehen se  “Për momentin nuk është e nevojshme mbyllja e një serie shkollash”, sipas tyre , shtetet anëtare mund të vendosin për çdo rast një nga një për një mbyllje të mundshme të shkollave të tyre./tvklan.al

Gazetarja: Brunilda Cami